Si ka ndryshuar sektori i sigurisë në drejtim të ofrimit të shërbimeve gjatë pandemisë?

Expocity Albania, më datë 9 qershor, organizoi webinarin e rradhës dedikuar sektorit të sigurisë. Në këtë webinar, u trajtuan problematikat e sektorit gjatë pandemisë dhe orientimi i kompanive të sigurimit ndaj shërbimeve të reja në përshtatje me kërkesat e tregut. Gjithashtu, u dha informacion mbi reagimin e bizneseve të huaja në Shqipëri gjatë pandemisë dhe trendin e investimeve të tyre në të ardhmen. Një seksion i veçantë në këtë webinar, iu kushtua krimit kibernetik dhe risqeve të përdorimit të internetit, si nga bizneset edhe nga individët.
Pjesë e panelit të diskutimit mbi këto tema ishin:

Z. Granit Hasani, Drejtor i Pergjithshëm, i “Besa Security”
Znj. Glardina Keqi, Specialiste Marketingu, “Lhyra Balkan“
Z.Igli Tafa, Pedagog pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, UPT

Z. Granit Hasani, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha të sigurisë fizike në Kosovë dhe Shqipëri, e vlerësoi dhe e përgëzoi Expocity Albania për organizimin e këtij webinari të vlefshëm për shkëmbimin e eksperiencave gjatë kësaj periudhe pandemie. Z.Hasani, shpjegoi se njësoj si në të gjitha fushat dhe sektorët e ekonomisë, pandemia ka ndikuar edhe tek kompanitë e sigurimit. Me gjithë pasiguritë që janë shfaqur gjatë periudhës së pandemisë, kompania Besa Security ka reaguar dhe ka ndërmarrë në kohë masat e nevojshme, duke u orientuar edhe tek reagimi i kompanive të sigurimit në rajon me të cilat janë në kontakt të vazhdueshëm. Pezullimi dhe mbyllja e shumë aktiviteteve, ka ndikuar ne zvogëlimin e operacioneve dhe shërbimeve te kompanive te sigurimit gjatë periudhës së pandemisë. Z.Hasani shpjegoi se përgjithësisht kompanitë e sigurimit nuk kanë pasur vështiresi për pajsjen me masat mbrojtëse kundër Covid-19 punonjësit e tyre në terren, sepse kanë arritur t’i paraprijnë në kohë situatës, por kjo ka rritur shpenzimet dhe kostot shtesë per to. Ka pasur ndryshime edhe në aspektin e ofrimit te shërbimeve, duke ofruar shërbime te reja, si kamera termike etj, si edhe një ri-organizim të brendshëm të punonjësve.
Në fund, Z.Hasani u shpreh optimist për të ardhmen, duke shpresuar se kjo krizë pandemike do të sjellë mundësi te reja për biznesin në të ardhmen.
Gjithashtu, Znj. Glardina Keqi, specialiste marketingu pranë Lhyra Balkan, kompani e cila në aktivitetin e saj ka konsulencën ndaj bizneseve te huaja, kryesisht italiane, të cilat investojnë në Shqipëri shpjegoi se edhe klientët e tyre, kanë hasur vështirësi gjatë periudhës së pandemisë. Kompanitë që merren me sigurinë dhe mirëmbajtjen rrugore, po hasin vështirësi në rimëkëmbjen e aktivitetit të tyre. Pavarësisht se pandemia ndikoi në uljen e numrit të aksidenteve dhe mirëmbajtes të rrugëve, izolimi nga pandemia solli ndërprerjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve. Më pas, ruajtja e distancave midis punonjësve, e ka bërë më të vështirë punën në grup, duke e ngadalësuar ritmin e punës, rrjedhimisht ka ulur produktivitetin e kompanive.

Sipërmarrësit e kompanive janë me shpresen që biznesi i tyre të jetë në rritje dhe të fillojë të rimëkëmbet sa më shpejt. Jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë por edhe me rihapjen e bizneseve të vogla ka pasur më shumë kërkesa në lidhje me kamerat e sigurisë, sepse fluksi i rihapjes dhe numri i shumtë i klientëve ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të vjedhjeve, kështu shumë biznese kane zgjedhur të pajisin biznesin e tyre me kamera sigurie.

Kompanitë italiane në të ardhmen do të preferojne një bashkëpunim me kompanitë te tjera të cilat ndodhen ne Shqipëri duke siguruar kështu një standart më te lartë të teknologjisë në lidhje me sinjalistikat rrugore sipas Znj. Keqi
Z. Igli Tafa, pedagog pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në UPT, na informoi mbi fazat e krimit kibernetik dhe menyrën se si duhet të reagojmë përpara, gjatë dhe pas një sulmi të mundshëm kibernetik, duke e ilustruar edhe me shembuj konkretë. Shpjegoi qartë teknikat e sigurisë që duhet të zbatojë një biznes në high-level, për të qenë i mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe mënyrën për t’a zbuluar një sulm të mundshëm kibernetik, i cili mund të ndodhë nga niveli më i lartë i punonjësve të një kompanie deri tek stafi i nivelit të ulët. Z. Tafa dha ilustrime konkrete mbi teknikat e mbrojtjes nga rastet e ashtuquajtura, Social Engineering. Gjithashtu shpjegoi riskun që mbart cdokush nga ne, nëse perdor shërbimin wireless të një ambjenti publik.

Ju ftojmë të ndiqni të plotë webinarin ne link:
https://youtu.be/W8n7Ym8GxIs