Në datat 29-31 Mars 2023, Expocity Albania organizon Edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë.
“Mundësi në vorbullën e krizës”: Energy Expo & Forum 2023 do të trajtojë situatën aktuale të sektorit të energjisë, krizën në të cilën ndodhet sot bota, ndaj të cilës nuk është imune as Shqipëria.
Ekonomistët botërorë e kanë cilësuar këtë një moment kulminant që do të formësojë të ardhmen e energjisë duke e bërë këtë sektor më fleksibël ndaj goditjeve, më të larmishëm dhe ku roli i burimeve të rinovueshme do të jetë thelbësor. Energy Expo & Forum 2023 ka në fokus politikat energjetike dhe aspektet ligjore në Shqipëri dhe rajon, orientimin dhe konsolidimin e planit kombëtar të energjisë, sfidat e bashkëpunimit rajonal të tregjeve, risitë, skemat mbështetëse që ofrohen nga qeveritë për promovimin e investimeve në këtë fushë, efikasitetin e përdorimit të energjisë; planifikimin ekologjik; zhvillimet klimatike; tregun dhe aktorët e tij; teknologjinë e ndërtimit në funksion të ruajtjes së energjisë; trajtimin e hidrokarbureve, investimet në naftë dhe gaz; riciklimin;
informacionet për të rejat e procedurave dhe legjislacionit, bursën e energjisë, etj. Edhe në këtë edicion, energjia e rinovueshme do të jetë temë kryesore. Synimi është diversifikimi i burimeve të energjisë, rritja e sigurisë së furnizimit dhe zvogëlimi i importeve.