AKTIVITETI: Panairi Kombëtar i Shkollave “Art dhe Zeje 2023″
QËLLIMI: Finalizimi i programit “Art, Zeje, Sport 2023”
VENDI: Tirana Expo City
DATA: 02/6/23, ora 16:00
RENDI I AKTIVITETIT:
- Turi në pjesën e panairit të punimeve artizanale dhe artistike të ndara sipas ZVA-ve në të gjithë vendin
- Kolazh me valle
- Fjala e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi
- Fjala e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi
- Fjala e Kryeministrit, z. Edi Rama
- Programi artistik
NUMRI I PJESËMARRËSVE:
- 500+ (TBC)
AUDIENCA:
- Nxënës nga gjimnazet e vendit
- Mësues /prindër
TË FTUAR:
- Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti
- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca
- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro
- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj
- UNICEF
Informacione mbi Programin “Art dhe Zeje”
Programi Kombëtar “Art, Zeje, Sport” i quajtur ndryshe dhe si Programet Jashtë Orarit Mësimor (JOM) u zbatua gjatë këtij viti shkollor në sistemin arsimor parauniversitar në 200 Shkolla Qendër Komunitare të zgjedhura nga ZVAP-të dhe miratuara nga MAS, duke angazhuar 644 punonjës arsimorë dhe 10,423 nxënës në 613 grupe, duke mbështetur këto shkolla me bazë materiale në ndihmë të veprimtarive krijuese.
Ky program ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore në fushat:
- Pikturë
- Vegla Muzikore
- Bujqësia dhe Mjedisi
- Zeje
- Kor
- Teatër
- Sport-Mirëqenie
- Fuqizim Për Vetëmbrojtje
- Teknologji
- Gjatë zhvillimit të këtij programi janë organizuar panaire dhe evente të ndryshme artistike në çdo shkollë, ZVA dhe DRAP dhe ky eveniment do të finalizojë të gjithë angazhimin e pjesëmarrësve.
- Ky program nxit zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve në arsimin bazë dhe në arsimin e mesëm të lartë, krijimtarinë, novacionin dhe marrjen përsipër të nismave, veprimtarive dhe projekteve që zhvillohen në shkolla në bashkëpunim dhe partneritet me prindërit, komunitetin dhe bizneset lokale.
- Ky program ka zhvilluar më tej:
- konceptin e edukimit për artet dhe zejet dhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e plotë të potencialit të çdo nxënësi;
- veprimtaritë artistike dhe artizanale në shkolla, të tilla si veprimtaritë/klubet për degë të ndryshme të artit (pikturë, këngë, teatër, kërcim etj.); veprimtaritë/klubet për zeje të ndryshme (qëndisje, qeramikë, kulinari etj.); veprimtari në mjediset e shkollës apo në bashkëpunim me fermerët me fokus njohjen dhe kujdesin për produktet bujqësore tradicionale; konkurset brenda shkollës/ndërmjet shkollave, atelietë, panairet, vizitat në institucione të artit/site të trashëgimisë kulturore/qendra të punimeve artizanale, biseda me artistë/artizanë etj.
- bashkëpunimin e shkollës me familjen dhe komunitetin, dhe ndërtimin e partneriteteve me individë, institucione, sipërmarrje, në nivel lokal dhe më gjerë.