Agro Tech & Natyral Expo 2024

Edicioni i pestë i Panairit “Agro Tech & Natyral Expo” organizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në Ditën Botërore të Agroturizmit, 16–18 Maj në Agro Park Tirana.

Kjo mbledhje e rëndësishme vjetore bashkon sektorët e ndryshëm të bujqësisë, agroturizmit, agro-teknologjisë, blegtorisë, të peshkut, produkteve ushqimore, produkteve natyrale e organike, hortikulturës, artizanatit, bukëpjekje-pastiçerisë, verërave e vreshtarisë, vajit të ullirit, frutave e perimeve, mjaltit, erëzave, mirëushqyerjes, dhe risive të fundit në këto fusha, duke u dedikuar ekspozuesve një çati jo vetëm për të shfaqur produktet, shërbimet dhe ekspertizën e tyre, por për të shkëmbyer e zgjeruar më tej rrjetin e bizneseve që përfaqësojnë.

Çfarë ofron panairi

Me një gamë të gjerë aktivitetesh, nga prezantimet e produkteve dhe teknologjive të reja, me fokus kryesor në takimet B2B, B2C, në ndërveprim me konferenca e workshop-e të cilat e bëjnë këtë event një mundësi të shkëlqyer për të lidhur kërkesën me ofertën e tregut, Panairi bashkon sipërmarrës, profesionistë, fermerë dhe të pasionuar të sektorit të bujqësisë, agroturizmit, nga prodhimtaria natyrale e Bio, produktet e detit, përpunimi i produkteve ushqimore e deri shpërndarja, kujdesi për shëndetin e të tjera aspekte interesante për të ndarë ide dhe përvoja, me qëllimin kryesor promovimin e këtyre sektorëve në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe Rajonit.

Pse duhet të vizitoj panairin?

-Panairi ofron avantazhe të shumta: nga zbulimi i produkteve unike vendase deri te njohja e sektorit bujqësor dhe artizanatit.

-Mund të eksploroni produkte të reja, të freskëta, të përpunuara dhe të paketuara që mund të mos jenë lehtësisht të disponueshme në treg.

-Mund të mësoni rreth industrisë bujqësore përmes sesioneve edukative, seminareve ose demonstrimeve mbi praktikat apo teknologjitë moderne bujqësore, apo edhe thjesht ide për të zbukuruar kopshtin tuaj.

-Në panair mund të zbuloni specialitete unike dhe tradicionale gastronomike të rajonit, duke u frymëzuar edhe me ide për gatimin e pjatave të reja.

-Do të keni mundësi të takoni personalisht fermerët, prodhuesit dhe artizanët dhe të mësoni më shumë rreth punës së tyre.

-Panairi ofron argëtime të ndryshme: muzikë live, ngjarje sportive, lojëra dhe aktivitete të tjera familjare.

Detajet e Eventit
  • Ditë
    Orë
    Min
    Sek
  • Data e Fillimit
    16 May, 2024
  • Data e Përfundimit
    18 May, 2024
Detajet e Eventit
  • Ditë
    Orë
    Min
    Sek
  • Data e Fillimit
    16 May, 2024
  • Data e Përfundimit
    18 May, 2024
Sponsorët
Projekt Menaxher

Zana SINA
[email protected]
+355 67 606 6222