Kompeticioni i bukurisë Miss Globe rikthehet në Shqipëri, vendi ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë, përveçse mikpritës, është edhe zotërues i patentës origjinale të këtij eventi. 25 nëntori do të bëjë bashkë në “ExpoCity” bukuri nga e gjithë bota, për të zgjedhur në përfundim të spektaklit më të bukurën e globit… E ndërsa janë zbuluar disa nga detajet e këtij kompeticioni, ka mbetur ende enigmë prezantimi.