Food & Drink Festival 2019

Edicioni i 4rt, i Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve i organizuar nga Expocity Albania, do të mbahet në datat 10-12 Maj 2019. Ky aktivitet fton në një platformë të përbashket aktorët më të rëndësishëm te vendit, rajonit dhe më gjerë.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019 vjen në këtë edicion të 4rt, me fokus për të vendosur në qëndër të vëmendjes, zhvillimet më të fundit në industrinë ushqimore dhe të pijeve duke ju ofruar të gjitha shoqërive që operojnë në treg, mundësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Risitë në industrinë ushqimore dhe atë të pijeve, siguria ushqimore, promovimi i vlerave të kulinarise etj., do të jenë kryefjala e këtij organizimi.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019 do të zhvillohet nën moton “Provo, Shijo, Gëzo”, duke u shndërruar në eventin më të rëndësishëm të promovimit të industrisë ushqimore dhe të pijeve. Ky event i përvitshëm synon të mbledhë aktorë të rëndësishëm të industrisë duke bërë të mundur promovimin e markave, tendencave dhe risive në industrinë ushqimore dhe të pijeve.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019 do të ofrojë jo vetëm një platformë ekspozimi, por gjithashtu edhe mundësinë e organizimit të live show me degustime nga shefa të njohur të kuzhinës, si ndjekja nga afër e kuzhinierëve dhe bartenderave më në zë, të cilët performojnë live, konkursin e përvitshem të verës, degustime pijesh të tjera si: konjak, verë, kokteile, madje edhe degustim të kafes. Nuk do të mungojnë edhe seminaret informuese për sigurinë ushqimore dhe workshops e panele me aktorët kryesorë mbi të rejat dhe trendet e sektorit.

Aktivitete gjatë tre ditëve të Festivalit të Ushqimit & Pijeve 2019

Në edicionin e 4rt, Festivali i Ushqimit dhe Pijes 2019, vjen me një format dinamik për ekspozitorët dhe vizitorët, me aktivitete argëtuese të shumëllojshme, workshop-e, forume informuese mbi risitë dhe zhvillimet të sektorit. Salla ku do të zhvillohet eventi do të shndërrohet në një hapësire unike dhe të mbushur me ngjyrat e një festivali të veçantë siç është dhe Festivali i Ushqimit dhe Pijeve. Kjo platformë inovatore e përcjelljes së rëndësisë së kulinarisë, ushqimit dhe pijeve të mira do të përcillet përmes aktiviteteve të renditura si me poshtë:

SHOW COOKING

Kuzhinierë të njohur do të ofrojnë performancat e tyre live në gatim duke i ofruar një experiencë unike të gjithë pjesëmarrësve.

KONKURS VERE

Konkurs mes kantinave shqiptare dhe atyre të rajonit me një juri të specializuar enologësh, somelierësh e specialistësh të fushës.

DEGUSTIM PIJESH

Në bashkëpunim me institucione të rëndësishme të sektorit, do të organizohen degustim i pijeve si vera apo konjaku, të cilat do të shoqërohen me një shpjegim të hollësishem të origjinës, përmbajtjes, evoluimit të tyre.

HAPPY HOUR

Kompani pjesëmarrëse do të organizojnë “Happy Hour”, ku do të jetë mundësia e shijimit të ushqimeve, pijeve të ndryshme, por edhe e muzikës së përzgjedhur.

B2B

Platorma e Festivalit të Ushqimit dhe Pijes ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë bizneset me anën e një hapësire të dedikuar për të zhvilluar takime biznesi dhe shkëmbim informacioni, si dhe mundësi bashkëpunimi nëpërmjet pjesëmarrësve të ndryshëm në event.

AKTIVITETE ARGËTUESE PËR FËMIJËT

Evente të organizuara për femijë me figurat më të dashura të tyre nga animatorë profesionistë.

Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    10 May, 2019
  • Data e Përfundimit
    12 May, 2019
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    10 May, 2019
  • Data e Përfundimit
    12 May, 2019