AFTËSI KARRIERË & PUNËSIM FESTIVAL

Çfarë është “Festivali i Aftësive, Karrierës dhe Punës Expo 2023”?

Festivali i Aftësive, Karrierës dhe Punës 2023, është parashikuar të zhvillohet përgjatë tri ditëve, në datat 13-15 dhjetor 2023, në Expocity Albania. Në këtë panair, punëkërkuesit takohen me përfaqësues të kompanive dhe marrin akses në një sërë shërbimesh, si bazat e të dhënave, këshillimi për punësimin ose menaxhimi i burimeve njerëzore, informacion mbi ofertat e trajnimit dhe mbi të gjitha, informacion për vendet e lira të punës. Pergjatë tri ditëve, do të mundësohet një shkëmbim i madh informacioni midis punëkërkuesve dhe punëdhënësve të mundshëm, në një vend të vetëm, duke ulur ndjeshëm koston e kërkimit të punës dhe rekrutimit. Festivali gjithashtu do të nxjerrë në pah se investimi në aftësitë e duhura, është çelësi për rritjen e ekonomisë. Nëpërmjet rritjes së aftësive dhe rikualifikimit, dyert e mundësive për arsim, trajnim dhe zhvillim profesional, mund të hapen gjerësisht, duke çuar drejt një punësimi më të sigurt. Të paturit e një force punëtore me aftësi dhe mjeshtëri profesionale, që janë shumë të kërkuara nga tregu i punës, kontribuon në rritjen e qëndrueshme të vendit, duke çuar në më shumë risi dhe duke përmirësuar konkurrencën midis kompanive.
Kategoritë e ekspozuesve dhe vizitorëve në festivalin përkushtuar aftësimit, punës dhe karrierës:
Ekspozues
Biznese
Institucione
Organizata
Universitete
Shkolla profesionale
Institucione financiare
Agjenci dhe portale punësimi
Vizitorë
Je i sapodiplomuar dhe po has vështirësi në gjetjen e punës?
Je student në kërkim të kompanisë/institucionit ku do të bësh praktikën mësimore?
Je i punësuar, por do të përvetësosh aftësi të reja dhe të rritesh profesionalisht në mënyrë që karriera jote të marrë një drejtim më të mirë në të ardhmen?
Jeni një biznes i ri apo i konsoliduar në kërkim të talenteve të reja?
Je individ i moshës së mesme dhe nuk ke një punë, apo do të ndryshosh pozicionin e punës? Dëshiron të mësosh aftësi të reja?
Je prind i një nxënësi/maturanti dhe je në mëdyshje për drejtimin që duhet të marrë fëmija yt?
Eja në EXPO!  Kape çastin dhe eksploro të gjitha mundësitë që të përshtaten!
Pse nuk duhet të mungoni në këtë festival përkushtuar aftësimit, punës dhe karrierës?
Punëkërkues
Orientoni & diversifikoni kërkimin tuaj për aftësim, punë dhe karrierë
Zbuloni mundësi të reja punësimi
Njihuni nga afër me rekrutuesit e sektorit publik, privat dhe ndërkombëtar
Mendoni për të mësuarin gjatë gjithë jetës, si mënyra e vetme për t’u përshtatur me një treg pune që është vazhdimisht në ndryshim
Motivohuni dhe informohuni nga trajnues profesionistë
Punëmarrës
Zbuloni talente të reja për kompaninë apo institucionin tuaj
Këshillohuni rreth mënyrës së rekrutimit për punë
Ulni kostot e rekrutimeve
Zhvilloni intervista të shpejta, në mënyrë që të përshpejtoni procesin e rekrutimit
Zgjeroni rrjetin e kontakteve dhe rrisni vizibilitetin e kompanisë tuaj
Edukim dhe Aftësim profesional
Një edukim më i mirë, zhvillon një komb më të mire
Të rinjtë janë aorta e një kombi dhe ata mund të kontribuojnë fuqishëm për të rritur ekonominë e një vendi, cilësinë e jetës dhe shpresat për të ardhmen; të trajnosh dhe edukosh të rinjtë sot me shpirtin dhe edukatën për punën, do të thotë t’i japësh jetë të ardhmes së Shqipërisë!
Education Zone i përkushtohet të gjitha moshave: të rinjve/të rejave, burrave/grave që janë të interesuar për trajnime kualifikuese, që do t’u shërbejnë dhe do t’i përgatisin ata për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës. Po ashtu, gjatë këtyre tri ditëve, do të zhvillohen konferenca, forume, trajnime, konkurse, takime B2B, intervista të shpejta e shumë veprimtari të tjera të lidhura me aftësinë, punësimin dhe karrierën.
Kjo platformë bashkëveprimi midis sektorit publik dhe privat, do të shërbejë për rritjen e kapaciteteve dhe do të krijojë mundësi kontakti për vizitorët dhe ekspozuesit me kompanitë më të mëdha në vend dhe ato ndërkombëtare, duke shërbyer si një urë komunikimi dhe hapje të mundësive të shkëlqyera për punësim dhe praktikë mësimore.
Trajnimet profesionale do të shoqërohen me certifikata të njohura nga shteti shqiptar.
“Ndriço të ardhmen! Sfido veten!”
PUNËSIM Zgjidh të ardhmen tënde!
Tregjet e punës janë sisteme komplekse ku kërkohet ose ofrohet puna. Në mënyrë që këto dy anë të bashkëveprojnë siç duhet, ka një nevojë për asistencë nga mekanizma të ndryshëm që ofrojnë shërbime punësimi. Ky është edhe qëllimi i festivalit të punës, si një mjet i rëndësishëm në këtë drejtim.
Tregu shqiptar i punës është duke u përballur me vështirësi në gjetjen e punonjësve, dhe nga ana tjetër, punëkërkuesit nuk gjejnë punën që dëshirojnë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë vendet e lira të punës dhe mundësi të tjera që paraqiten nga kompani kombëtare dhe ndërkombëtare dhe institucionet pjesëmarrëse.
Eja dhe testo aftësitë për një punë më të mirë dhe një pagë më të lartë!
Mos e lër të ardhmen pa vizion!
Mëso, praktikohu dhe jepu ëndrrave krahë, për të realizuar objektivat e tua!
KARRIERË Projekto të ardhmen tënde!
Nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, po hasin vështirësi në zgjedhjen e një drejtimi të duhur që të përshtatet me tregun dinamik të punës, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Po ashtu, studentët e diplomuar hasin vështirësi në gjetjen e një vendi pune, i cili lidhet drejtpërdrejt me degën e studiuar. Bota e teknologjisë është duke revolucionarizuar karrierën dhe profesionet e së ardhmes. Tregu shqiptar i punës ka mungesë të fuqisë punëtore dhe degët kryesore të ekonomisë kanë nevojë për më shumë profesionistë. Ndërkohë, numri i të papunëve mes të rinjve të moshës 15-29 vjeç, është më i larti dhe gjetja e një pune të re (bashkëveprimi mes tyre dhe punëdhënësve), është një proces jo i lehtë.
Gjej çelësin për të hapur dyert e karrierës!
Edukim dhe këshillim në karrierë
Forume profesionale sektoriale
Trajnim për punonjësit
Trajnim për punëkërkuesit
Çmimi i praktikës
Projekto ëndrrat dhe ndriço të ardhmen tënde!
Eja në “Festivalin e Aftësive, Punës dhe Karrierës Expo 2023″
KONKURSE PROFESIONALE ALBANIAN SKILLS
Shoqata Kombëtare për Konkurset e Aftësive, është një platformë novatore për promovimin dhe zhvillimin e aftësive. Që nga viti 2015, shtatë edicione për garat e aftësive, kanë mbledhur qindra të rinj si konkurrues dhe juri profesionale nga sektori privat, të cilët mbidhen bashkë për të zhvilluar dhe promovuar aftësitë profesionale. Konkurrentët janë të rinj të talentuar të moshës 16-25 vjeç nga të gjitha zonat gjeografike të vendit, si studentë, të punësuar apo të papunë që kanë piketuar profesione, të cilët aplikojnë për pjesëmarrje në garat kombëtare të aftësive çdo vit.
Qëllimi i Konkurseve Kombëtare të Aftësive Shqiptare, është promovimi i aftësive dhe për rrjedhojë, përmirësimi i njohjes dhe statusit të arsimit dhe formimit profesional në shoqërinë shqiptare.
Misioni i këtyre konkurseve është përfaqësimi në arenën ndërkombëtare, duke i çuar pjesëmarrësit në organizime europiane dhe botërore të konkurseve profesionale si EuroSkills dhe WorldSkills. Albanian Skills pati kënaqësinë të dërgojë dy ekipe në EuroSkills për edicionin final, në kategorinë Konkursi i Sipërmarrjes/Zhvillimit të Biznesit. Në këtë kategori, Shqipëria u përfshi si vend mysafir së bashku me Tajlandën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
EDICIONI I TETË I KONKURSEVE KOMBËTARE TË AFTËSIVE SHQIPTARE
Më 13 -15 dhjetor 2023, Edicioni 8-të i Konkurseve Kombëtare të Aftësive për të Rinjtë në Shqipëri, këtë herë do të vijë me një format tërësisht të ri të organizuar për herë të parë në Shqipëri, në kuadër të Vitit Europian të Aftësive, përmes Festivalit të Aftësive, Karrierës dhe Punës 2023. Ky event do të bashkojë të gjithë aktorët që punojnë dhe kontribuojnë në aftësimin e fuqisë punëtore në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e karrierës dhe punësimin e tyre, dhe duke përfshirë gjithashtu fëmijët dhe të rriturit.
Çdo individ i rritur apo i moshuar, institucion, biznes dhe kompani, do të ketë shumë arsye për të marrë pjesë, vizituar dhe përfituar nga larmia e një kalendari aktivitetesh, nga konkurset profesionale të aftësive, intervistat dhe punësimet e shpejta, tek trajnimet e burimeve njerëzore, edukimi për karrierë, forumet profesionale dhe kualifikimet, konferencat dhe rrjetëzimet, etj.
Kategoritë e konkurrimit do të jenë:
Konkursi i Sipërmarrjes dhe Zhvillimit të Biznesit
Konkursi i Shërbimit të Hoteleve dhe Restoranteve
Konkursi i Dizajnit Grafik
Konkursi i Fotografisë
Konkursi për Zhvillimin e Softuerit
Konkursi për Zhvillimin e Uebit
Konkursi i Marketingut Dixhital
Konkursi Parukier & Berber
Kushtet e përgjithshme për të gjitha konkurset:
Duhet të jeni midis moshës 16 dhe 25 vjeç (në datën e konkursit).
Duhet të plotësoni kërkesat specifike të konkursit përkatës (shih më poshtë).
Aplikimet e shumta për konkurse të ndryshme nuk janë të mundura, sepse të gjitha garat zhvillohen në të njëjtën ditë. Në rast aplikimesh të shumta, ne konsiderojmë të vlefshëm vetëm aplikacionin e paraqitur të parin.
Konkurrentët do të përzgjidhen nga juria e konkursit përkatës. Kriteret e përzgjedhjes janë përvoja juaj në fushën përkatëse të konkursit, motivimi i shprehur në formularin e aplikimit dhe një përzierje e barazpeshuar gjinore e pjesëmarrësve, nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga kompani dhe shkolla të ndryshme.
Aplikimet e pjesëmarrësve nga vitet e mëparshme, janë të mirëpritura. Megjithatë, në rastin e një numri të madh aplikimesh të reja të përshtatshme, përparësi u jepet atyre që nuk kanë marrë pjesë kurrë në Albanian Skills.
Aplikimi dhe pjesëmarrja është pa pagesë.  

Për informacione të vazhdueshme, mund të ndiqni Albanian Skills në rrjetet sociale të mëposhtme:
E: [email protected]
Ë: www.albanianskills.org
F: facebook.com/albanianskills
I: instagram.com/albanianskills
L:linkedin.com/albanianskills

Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    13 December, 2023
  • Data e Përfundimit
    15 December, 2023
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    13 December, 2023
  • Data e Përfundimit
    15 December, 2023
Sponsorët
Menaxhere Projekti

Silvana Mazniku
[email protected]
+355 69 684 1894