ITFT 2024

Shqipëria, destinacion për 365 ditë

Industria e turizmit zë një vend të veçantë në ekonomi dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë në rritjen e vendit. Vetëm për periudhën Janar-Korrik 2023, statistikat tregojnë se mbi 5,1 milionë vizitorë kanë vizituar vendin tonë, duke tejkaluar me 31% shifrën e të njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihej si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash. Edicioni i 6-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Tiranë “ITFT 2024”, ka për qëllim të vazhdojë të promovojë Shqipërinë si një destinacion për 365 ditët e vitit, duke u përqendruar në turizmin e kohës së lirë, atë të konferencave dhe eventeve të korporatave (MICE) nga e gjithë bota, turizmin dixhital dhe turizmin mjekësor, i cili po zhvillohet gjithmonë e më tepër në vendin tonë.

Çfarë është Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Tiranë “ITFT 2024”?

“ITFT 24” është një platformë unike shkëmbimi në industrinë e turizmit, e cila sjell sëbashku kërkesën dhe ofertën e të gjitha palëve të interesuara, ku përveç të bërit biznes, të jepet mundësia për të shkëmbyer informacione të vlefshme për të ardhmen e turizmit në vend, për të reklamuar Shqipërinë si destinacion për turizëm të qëllimeve të ndryshme në rajon dhe në botë. Në këtë mënyrë, ne do të ofrojmë një turizëm të qëndrueshëm dhe afatgjatë gjatë gjithë vitit.

Detajet e Eventit
  • Ditë
    Orë
    Min
    Sek
  • Data e Fillimit
    5 April, 2024
  • Data e Përfundimit
    7 April, 2024
Detajet e Eventit
  • Ditë
    Orë
    Min
    Sek
  • Data e Fillimit
    5 April, 2024
  • Data e Përfundimit
    7 April, 2024
Sponsorët
Menaxhere Projekti

Silvana MAZNIKU
[email protected]
+355 696841894