Industria e Eventeve të Biznesit rrit PBB global me 1.5 trilion dollarë dhe 26 milion vende pune

Rezultatet përfundimtare të studimit të parë botëror mbi rëndësinë ekonomike të eventeve të biznesit ballë për ballë, u publikuan ne Nentor nga Këshilli i Industrisë të Eventeve (EIC), i cili autorizoi hulumtimin. Rëndësia ekonomike globale e ngjarjeve të biznesit u krye nga Oxford Economics në kuadrin e një bashkëpunimi fillestar midis EIC dhe partnerëve, IMEX, Hilton, Fondacioni MPI dhe Fondacioni për Arsim PCMA.

Duke u zgjeruar me tej, mbi gjetjet paraprake të shpallura më 17 tetor në IMEX në Las Vegas, raporti i plotë tregon thellësinë dhe arritjen e ndikimit të sektorit. Eventet e biznesit gjeneruan 621.4 miliard dollarë (US) të PBB-së së drejtpërdrejtë dhe kontribuan me një ndikim total të PBB-së (prodhimi i brendshëm bruto global) prej 1.5 trilion dollarë. Kjo e rendit sektori si i 14-të më i madh në botë, përpara PBB-së së Australisë, Spanjës, Meksikës, Indonezisë dhe Arabisë Saudite.

“Për herë të parë industria jonë është në gjendje të tregoojë se eventet e biznesit janë një motor ekonomik i frikshëm. Ky studim u mundëson të gjithë profesionistëve, që janë të përfshirë në bashkimin e njerëzve për ndërveprime të drejtpërdrejta, të tregojnë vlerat e tyre të vërteta dhe kontributin e konsiderueshëm për rritje dhe mundësi “, tha Cathy Breden, CMP, CAE, Kryetare e Komitetit Hulumtues të Këshillit të Industrisë të Eventeve.

Studimi gjeti se eventet e biznesit globalisht gjenerojnë më shumë se 10.3 milion vende pune në menyrë të drejtpërdrejtë dhe ndikojnë rreth 25.9 milion.

“Rëndësia ekonomike globale e eventeve të biznesit është një mjet jetik për industrinë tone, për të ndihmuar sektorët privatë dhe publikë kudo që të kuptojnë më mire, se si eventet e rëndësishme te biznesit po zhvillojnë ekonomitë lokale, rajonale dhe kombëtare”, thekson drejtore ekzekutiv e Këshillit të Industrisë të Eventeve, Karen Kotowski, CMP, CAE. “Ne jemi mirënjohës që organizatat udhëheqëse, Hilton, IMEX, Fondacioni i MPI dhe Fondacioni për Arsim PCMA punuan së bashku në partneritet me EIC për të mbështetur këtë hulumtim monumental”.

Pesëdhjetë vende përbënin 96 për qind të totalit prej $ 1.07 trilion (US) në shpenzime direkte. Shtetet e Bashkuara kryesuan me 325 miliardë dollarë, me Kinën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Japoninë, duke grumbulluar pesë të parat. Azia ishte rajoni më i madh në aspektin e pjesëmarrësve të eventeve të biznesit, duke përfaqësuar gati një të tretën e 1.5 miliard total në mbarë botën. Europa e Perëndimit renditet e dyta, me pothuajse 30 për qind të ndjekur nga Amerika e Veriut me vetëm nën njëzet e dy përqind të të gjithë pjesëmarrësve. Mesatarja e shpenzimeve për pjesëmarrës është $ 704 (US).

Raporti i plotë mund të aksesohet këtu:
http://www.eventscouncil.org/ResearchInfo/global-economic-significance-of-business-events
[:]