Ekspozitat tregtare janë motorët më të fuqishëm të rritjes ekonomike që nxisin rimëkëmbjen ekonomike dhe përparimin e BE-së me një ritëm të shpejtë
Ekspozitat tregtare luajnë një rol kyç në rindërtimin e ekonomive
Industria e panaireve dhe ekspozitave tregtare do të rilidhë dhe rindërtojë bizneset. Ne si industri jemi krenarë që jemi kontribues në ekonomitë lokale dhe një stimul për rritjen e bizneseve kudo në botë.
Ekspozitat tregtare janë vende takimi dhe tregtimi për industri të tëra – në tregjet rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ekspozitat janë pista e shpejtë dhe e nevojshme për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 – veçanërisht për NVM-të, të cilat përfaqësojnë shtyllën kurrizore të çdo ekonomie dhe për të cilat ekspozitat tregtare dhe takimet ballë për ballë janë kanali kryesor i shitjeve.
Industria e Ekspozitave Tregtare Evropiane është lider global përsa i përket kapacitetit të qendrave expo, cilësisë dhe xhiros. Ajo përfaqëson gati gjysmën e pjesës së tregut global të industrisë së ekspozitave tregtare, dhe mirëpret shumicën e panaireve kryesore ndërkombëtare të tregtisë B2B dhe B2C. Panairet e tregtisë evropiane tërheqin biznese nga BE-ja dhe nga e gjithë bota.
Lidhje e veçantë me sektorët e udhëtimit dhe turizmit
Ekspozitat dhe eventet tregtare kanë një ndikim të konsiderueshëm në ekonomitë lokale, duke kontribuar veçanërisht në sektorët e udhëtimit dhe turizmit. Ekspozitat dhe eventet tregtare tërheqin në numër të madh udhëtarët e biznesit, duke nxitur fluksin e udhëtimeve brenda BE-së dhe në nivel ndërkombëtar, dhe duke pasur një ndikim thelbësor në të gjithë zinxhirin e vlerave të turizmit. Sipas të dhënave nga WTTC, 19% e shpenzimeve për turizëm në vitin 2019, janë kryer nga udhëtarët e biznesit.
Si pasojë, është e nevojshme të ketë një kuptim të përbashkët të sektorit tonë dhe një qasje të koordinuar në të gjithë Evropën: për të përshtatur masat e daljes dhe heqjes së kufizimeve të udhëtimit me lejet për të organizuar ekspozita dhe evente tregtare; për të shmangur karantinën dhe copëzimin e rregulloreve dhe për të nisur sa më shpejt udhëtimet në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu tërheqja e pjesëmarrësve dhe rifitimi i besimit të klientit, do të kontribuojnë ndjeshëm në rimëkëmbjen e të gjitha bizneseve të lidhura me udhëtimet dhe turizmin.
Referencë: Aleanca Evropiane e Industrisë së Ekspozitave Tregtare, www.exhibition-alliance.eu.[:]