Një event 2-ditor kombëtar dhe ndërkombëtar, që sjell së bashku sipërmarrës, investitorë, institucione, biznese inovative, mediat dhe të gjithë të apasionuarit e teknologjisë. Ai synon të bashkojë pjesëmarrësit dhe palët e interesuara për të eksploruar mundësitë e biznesit, për të modeluar sëbashku të ardhmen dhe për t’ju përgjigjur sfidave më të ngutshme teknologjike.
PARTNERITET
Me pjesëmarrjen e 100 sipërmarrjeve, mes të cilave startup, korporata dhe biznese që operojnë në vend, së bashku me institucione qeveritare, investitorë, institucione donatore, universitete dhe studentë, kjo do të jetë një platformë e paçmuar, duke ftuar mbi 3000 vizitorë gjatë eventit!
Eventi do të mirëpresë pjesëmarrjen e kompanive të shquara në rajon (nga Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), që do të ndajnë historitë e tyre të suksesit dhe do të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi. Expocity Albania do të mundësojë një event cilësor me standarde ndërkombëtare, duke siguruar pajisje dhe shërbime sipas nevojës dhe duke ofruar një ekip ekspertësh dhe specialistësh të përkushtuar.
TTO zones synojnë të krijojnë një atmosferë frymëzuese dhe të sigurojnë një përvojë të qetë. Aty do të gjeni gjithçka që ju nevojitet në një vend të vetëm: demonstrime teknologjike dhe zgjidhje nga ekspozuesit tanë, diskutime dhe histori suksesi nga bizneset, institucionet dhe startup-et, si dhe salla networking për të krijuar lidhje të vlefshme.
Forum Zone është krijuar si një mundësi për të marrë pjesë në panele diskutimi, për të mësuar nga historitë e suksesit dhe për të trajtuar tematika të tilla si: sfidat e arsimit dhe punësimit në industrinë e teknologjisë, investimet në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje. Do të adresohet nevoja për të vlerësuar dhe përmirësuar sistemin arsimor, për të kuptuar ndikimin e madh të teknologjisë në biznes, si dhe investimi në fazat e hershme dhe nxitja e startup-eve dhe inovacionit. Një vend ku të gjitha palët e interesuara mund të angazhohen dhe të vlerësojnë mënyra të reja të të menduarit dhe të vepruarit, në mënyrë që të gjenden mundësi të reja dhe të transformohet e ardhmja.
Edu Zone është zona e dedikuar për të rinjtë entuziastë, që janë të apasionuar pas përdorimit të teknologjisë dhe aplikimeve të saj. 100 studentë, përfaqësues të universiteteve dhe shkollave profesionale, do të ndjekin një workshop 3-ditor nën drejtimin e mentorëve të specializuar. Në ceremoninë e mbylljes do të jepen çmime të veçanta për ekipet fituese nga seminari. Gjithashtu, prezantimet tematike në Forume Zone gjatë tri ditëve të eventit, do të jenë burime të dobishme njohurish dhe frymëzimi për studentët. Kjo platformë do të krijojë mundësi kontakti me kompani të ndryshme, duke sjellë kështu edhe mundësi të ndryshme trajnimi dhe/ose punësimi.
B2B Zone është projektuar që të jetë një hapësirë e hapur rrjeti dhe një zonë me rezervime. Ajo do të jetë e disponueshme për bizneset pjesëmarrëse të niveleve të ndryshme (përfshirë edhe iniciativat e reja startup), duke synuar të nxisë shkëmbimin e njohurive, informacioneve mbi zhvillimet më të fundit, rezultateve përkatëse dhe produkteve dhe shërbimeve, si dhe të mundësojë fusha të reja bashkëpunimi ndërmjet palëve.Media Zone do të përfshijë një kabinë fotografike falas dhe stenda mediatike për intervista ekskluzive: të ftuar, partnerë, sponsorë, histori suksesi, etj.