Panairi Internacional i Turizmit Tiranë 2019

Expocity Albania sjell Edicionin e 3-të të panairit “Panairi I Turizmit Nderkombetar Tirana 2019”, që do të organizohet në datat 5-6 Prill 2019, në ambjentet e Expocity Albania. Këtë vit ky organizim do të ketë edhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Ky panair do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit rajonal me qëllim inkurajimin e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike Shqiptare dhe rajonale. Pjesëmarrësit nga vende te ndryshme si: Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj, do të shfaqin potencialin dhe resurset e tyre turistike në kategori të ndryshme te kesaj industrie si: Destinacionet, Akomodimi (hotele/ vila/ resorte), Agjencitë, Turizmi Detar, Turizmi Malor, Gastronomia etj

Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    5 April, 2019
  • Data e Përfundimit
    6 April, 2019
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    5 April, 2019
  • Data e Përfundimit
    6 April, 2019