“Arsimi profesional – Koha për cilësinë”
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në angazhimin e saj institucional për modernizimin dhe rritjen e cilesisë në Arsimin Profesional, organizon edicionin e tretë të Panairit të Shkollave dhe Aftësive Profesionale “Olimpiada e Aftësive 2018”, nga data 20-22 prill 2018.
Ky aktivitet treditor, krahas promovimit të shkollave të Arsimit Profesional, do të krijojë hapësira të reja dhe bashkëpunim ndërmjet shkollave dhe aktorëve të sektorit të biznesit.
Gjatë ditëve të Olimpiadës janë planifikuar konferenca, tryeza të rrumbullakëta me grupet e interesit dhe konkurse në profile të ndryshme profesionale, të cilat do të prezantojnë modelet më të suksesshme në sistemin e AFP-së dhe njëkohësisht do të vlerësojnë ekselencën dhe rezultatet e arritura.
Drejtimet kryesore të përzgjedhura për këtë edicion të tretë të konkursit janë:
- Bujqësi (Kopshtari, Veterinari, Pyje)
- Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK)
- Elektroteknikë
- Hoteleri-Turizëm
- Rrobaqepësi, Design
- Ndërtim
- Përpunim Druri
- Termohidraulikë