Në datat 25- 27 tetor 2023, Expocity Albania organizon Edicionin e 4-të të Panairit të Ndërtimit “Build and Live Smart”. Përgjatë tre ditëve, ky organizim do të shërbejë si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës, planifikimit urban dhe publikut të gjerë. Krahas një komunikimi efektiv, platforma do të evidentojë rëndësinë e koncepteve të reja për Shqipërinë, siç janë zgjidhjet efektive, materialet dhe pajisjet e duhura për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings dhe Smart Cities.
“Qytete inteligjente, që u përgjigjen nevojave të komunitetit, si hapësira të jetueshme, të pastra, të shëndetshme dhe tërheqëse, të cilat ofrojnë lëvizshmëri novatore, të shumëllojshme dhe të disponueshme, të përballueshme dhe të barabartë për të gjithë” është një nga sfidat që dikton koha dhe një prej fokuseve kryesore që do të evidentohet përgjatë këtij panairi.
Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë jetik për ekonominë shqiptare prej shumë vitesh, duke u kthyer në një nga motorët dhe promovuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, janë miratuar gjithsej 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58,2%. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2022, është 1.031.088 m2, nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0%. Në tremujorin e parë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, është 39,0 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7%.
Ekspozuesit
Build and Live Smart do të sjellë në një hapësirë të vetme, aktorët më të rëndësishëm në:
NDËRTIM
- Ndërtesa dhe Kantierë Ndërtimi
- Materiale ndërtimi (artikuj betoni, tulla, çimento, inerte, fasada dhe ndërtime xhami, etj)
- Struktura, profile metalike (punime hekuri, dekorative, inoks, etj)
- Vegla / mjete pune (gozhdë, buloneri, vida, upa, fasheta, disqe, pajisje saldimi, peshore
- elektronike, etj)
- Hidrosanitare dhe pajisje
- Dyer, dritare dhe porta
- Finiturë (bojra dhe llaqe, pigmente, korniza dhe profile gipsi, letër murale, stuko, suva, kollë, allçi, vegla dhe mjete për lyerje dhe aksesorë)
- Pllaka dhe parkete
- Ndriçim dhe pajisje elektrike
- Mobileri dhe aksesorë të arredimit
- Ashensorë dhe shkallë automatike
- Zhvilluesit e pronave (Real Estate)
- Shoqatat e ndërtimit
RRUGË
- Kompani që merren me ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturë
- Materiale për infrastrukturë (pllaka trotuari, bordura, puseta, tuba betoni, izolues dhe ngjitës
- Materiale metali: çelik, alumin, etj)
- Makineri ndërtimi dhe shërbime të tjera
- (ketu mund te renditen akoma elemente te tjere)
KONSULENCË BIZNESI
- Kompani që ofrojnë konsulencë për sektorin
- Sektori financiar, bankat
ARKITEKTURË
- Arkitekturë dhe konsulencë inxhinierike
- Projekte dhe shërbime ndërtimi
- Institucione arsimore publike dhe private
- Investitorë dhe financues të projekteve
- Projektues të sistemeve të kondicionimit dhe ventilimit
- Projektues të platformave për njerëzit me aftësi të kufizuara
- Projektues të sistemeve të prodhimit të energjisë së rinovueshme
- Projektues të zgjidhjeve Smart Building
- Shoqatat e arkitekturës dhe të lidhura me të
PLANIFIKIMI URBAN
- Institucione shtetërore përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal
- Institucione universitare publike dhe private
- Iniciativa Smart City në Shqipëri dhe rajon
- Projekte të donatorëve të ndryshëm në mbështetje të këtij sektori.
Vizitorë
- Arkitektë
- Inxhinierë Ndërtimi, Hidroteknikë, Gjeodetë, Mekanikë, Gjeologë, Elektrikë
- Tregtarë të lëndëve të para dhe pajisjeve
- Përfaqësues studiosh projektimi
- Investitorë
- Ofrues apo kërkues për punësim
- Publiku i gjerë