Expocity Albania organizon Edicionin e 2të të Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban 2020 në datat 20-22 Shkurt 2020. Ky organizim do të shërbejë si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës dhe planifikimit urban. Përpos një komunikimi efektiv, platforma do të evidentojë rëndësinë e koncepteve të reja për Shqipërinë siç janë dhe zgjidhjet efektive, materialet dhe pajisjet e duhura për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings.
Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë jetësor për ekonominë Shqiptare prej shumë vitesh, duke u kthyer në një nga motorët dhe promotorët kryesorë të zhvillimit ekonomik. Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2019, janë miratuar gjithsej 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja duke shënuar kështu një rritje prej 10,9% krahasuar me vitin 2018 për të njëjtën periudhë. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 për ndërtesat e reja është rreth 581.236 m2, duke shënuar një rritje me rreth 2,9 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.