

PANAIRI NDËRKOMBËTAR I TEKSTILIT DHE LËKURËS 2023
“Made in Albania”
28-30 SHTATOR
EXPOCITY ALBANIA
Edicioni i 4-t i Panairit Ndërkombëtar të Tekstilit dhe Lëkurës 2023, organizohet nga Expocity Albania në datat 28-30 shtator. Ky event i përvitshëm, është shoqëruar gjithmonë me një rritje të interesit dhe numrit të ekspozuesve të bizneseve, jo vetëm nga Shqipëria dhe rajoni, por edhe më gjerë.
Në edicionin e fundit, panairi mblodhi sëbashku mbi 70 biznese të sektorit të tekstilit dhe lëkurës, prodhues të veshjeve dhe këpucëve, tregtues të makinerive dhe aksesorëve, si edhe shërbimeve mbështetëse. Përgjatë ditëve të eventit, në bashkëpunim me SIPPO, PROEXPORT ALBANIA dhe USAID, u organizuan workshop-e dhe konferenca ndërkombëtare, me në fokus zhvillimin e eksportit. Nuk munguan gjithashtu edhe konkurset mes shkollave profesionale dhe sfilata për promovimin e të rinjve, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Albanian Skills dhe Universitetin Politeknik të Tiranës.
Edicioni i 4-t i Panairit Ndërkombëtar të Tekstilit dhe Lëkurës, nën moton “Made in Albania”, do të organizohet në partneritet me Shoqatën PROEXPORT ALBANIA, e cila ka në fokus promovimin dhe zhvillimin e eksportit. Me natyrë 100% B2B, eventi 3 ditor do të jetë vendtakimi i të gjitha bizneseve të sektorit, të cilët do të kenë mundësinë të realizojnë marrëveshje afatgjata biznesi.
Sektori i manifakturës zë një vend shumë të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë, si edhe rreth 40% të eksporteve, për këtë arsye, Panairi Ndërkombëtar i Tekstilit dhe Lëkurës, Made in Albania, është eventi më i rëndësishëm dedikuar sektorit.
Kategoritë e ekspozuesve dhe vizitorëve:
- Përfaqësues të brandeve kombëtare, ndërkombëtare dhe botërore
- Prodhues të prodhimit të plotë ose të pjesshëm të veshjeve të tekstilit
- Prodhues të prodhimit të plotë ose të pjesshëm të veshjeve të lëkurës (këpucë, çanta, xhaketa, rripa, etj)
- Prodhues ose përfaqësues të makinerive
- Prodhues ose përfaqësues të lëndës së parë
- Prodhues ose përfaqësues të aksesorëve
- Institucione, organizata, agjenci, shoqata, dhoma tregtie, etj