

ÇFARË ËSHTË ITE DAYS?
Ditët Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mjedisit në Tiranë, është një event unik, ku të gjithë profesionistët e udhëtimit dhe turizmit, ekspertët e mjedisit dhe entuziastët e udhëtimit, nga e gjithë bota, mblidhen sëbashku për të diskutuar mbi këto trende të reja.
ITE days synon të promovojë:
1. Turizmin hyrës
2. Turizmin e brendshëm
3. Turizmin dalës
si dhe të konsolidojë bashkëpunimin midis njësive të turizmit dhe mjedisit në rajonin e Ballkanit dhe në pjesën tjetër të botës.
Sektori i turizmit në Shqipëri lulëzoi në një industri me vlerë 1.24 miliardë dollarë, përpara pandemisë. Numri i turistëve në vitin 2016, arriti në rreth 6 milionë.
Pritet që industria e udhëtimit dhe turizmit të arrijë vlerën 2 miliardë dollarë, deri në vitin 2028. Ky është një tregues i mundësive të bollshme që ofron industria e turizmit në Shqipëri dhe klimës pozitive të biznesit.
Qeveria e Shqipërisë po punon në mënyrë aktive për të mbështetur zhvillimin e rezorteve të reja luksoze, duke u përqendruar në bregdetin jugor, por jo vetëm. Qeveria është përkushtuar në kijimin e plazheve dhe vendeve më të pastra, dhe në tërësi, në krijimin e një mjedisi më të pastër, për të gjithë.
PSE DUHET TË MERRNI PJESË?
Eventi Ditët Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mjedisit, do të ndihmojë industrinë profesionale nga rajoni dhe pjesa tjetër e botës, për të shkëmbyer produkte dhe ide. Entuziastët e udhëtimit dhe turizmit do të gjejnë produkte nga kompani të ndryshme të udhëtimit dhe turizmit.
Do të ketë mundësi të shumta për takime B2B dhe B2C me partnerët e udhëtimit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Aktivistët e ekologjisë do të kenë mundësi të shkëmbejnë ide dhe të këshillojnë aksionerët e industrisë dhe publikun, mbi krijimin e një mjedisi më të mirë.
Çfarë mund të ekspozohet në ITE DAYS 2022?
1. Eko-turizmi
2. Turizmi detar
3. Turizmi kulturor dhe historik
4. Pushimet verore
5. Udhëtimet malore
6. Udhëtimet jashtë qytetit
7. Paketat e udhëtimeve
8. Turizmi kulinar etj
ITE days inkorporon fusha të ndryshme ku është i nevojshëm ndryshimi, për të arritur një barazi më të madhe për komunitetet e destinacioneve.
KUSH DO TË JENË TË PRANISHËM NË EVENTIN ITE DAYS?
1. Përfaqësues qeveritarë nga rajoni;
2. Përfaqësues nga industria e turizmit (kompani vendase, rajonale dhe ndërkombëtare), si: operatorë turesh, hotele, rezorte, agjenci udhëtimi dhe kompani të tjera që ofrojnë shërbime dhe/ose produkte në sektorin e turizmit;
3. Investitorë të pavarur të turizmit;
4. Investitorë institucionalë të turizmit;
5. Institucione dhe sipërmarrje të turizmit, duke përfshirë asociacionet e tyre nga Shqipëria, rajoni, etj;
6. Asociacione hotelesh dhe/ose asociacione ose organizata të industrisë së turizmit;
7. Shkolla profesionale të turizmit dhe qendra trajnimi;
8. Përfaqësues të kulinarisë nga Shqipëria & rajoni, etj;
9. Turizmi kulturor & historik;
10. Turizmi mjekësor & dentar;
11. SPA & mirëqenie;
12. Përfaqësues të lartë nga industria e turizmit;
13. Turizmi bregdetar, turizmi malor, agro turizmi.
Kontaktet dhe takimet do të lehtësohen gjatë shfaqjes tregtare tre ditore.
Vendi i ekspozitës është një hapësirë e gjerë, moderne dhe interaktive. ITE days 2022, do të përfshijë evente interesante, si:
– punishte
– diskutime live
– oferta & ulje
– paketa udhëtimi
– evente argëtimi
– shijim të verës dhe shumë surpriza të tjera.