Ceremonia e vendosjes së Shtatores së Shenjtores “Nënë Tereza” në hyrjen kryesore të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Një vepër nga skulptori Ilirian Shima.
Ceremonia u organizua nga Union Bank Albania dhe Expocity Albania si Event Manager në përkujtim të vizitës historike të Papa Gjon Palit të II, 30 vite më parë në vendin tonë dhe pritjes nga Nënë Tereza.
Gjatë përurimit ishin të pranishëm dhe me fjalën e tyre përshëndetëse Z. Niko Leka, Zv. Kryetari i Këshillit Drejtues të Union Bank, Znj. Suela Bokshi, Zv. Drejtore e Përgjithshme e Union Bank, drejtues të Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, dashamirës të artit, etj.