Automotive Fair Albania

Rruga drejt edicionit të parë të Automotive Fair Albania është hapur zyrtarisht!

Automotive Fair Albania organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Takimi i shumëpritur për industrinë e rrotakëve , një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore, po vjen në Automotive Fair Albania, në datat 17-19 qershor 2022, në Expocity, Tiranë.

Një seri takimesh që do të shërbejnë si urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, ndërkohë që eventet e ndryshme do të na afrojnë me pasionin për motorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, pa harruar nostalgjinë e mjeteve historike.

Rrjeti i operatorëve vendas e ndërkombëtarë, prezantimi i shumë produkteve dhe shërbimeve të ofruara, shikueshmëria në media rajonale e më gjerë dhe pasioni i ngrohtë i publikut janë vetëm disa nga përbërësit e suksesit të këtij panairi , të cilët i garantojnë një avantazh unik atyre që ekspozojnë dhe marrin pjesë në Automotive Fair Albania.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi dhe reklamimi i produkteve dhe shërbimeve tuaja!

Misioni

Automotive Fair Albania 2022 është platforma ideale për frymëzimin e risive në industrinë që përparon drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. Përvojat që synon të krijojë AFA do të sigurojnë hapësira domethënëse për të gjithë ekspozuesit, gazetarët, ndikuesit, vizitorët dhe shikuesit, ku të gjithë janë përfitues!

Vizioni

FA synon ta pozicionojë Shqipërinë në hartën automotive në përpjekjen për të qenë panairi më me ndikim në nivel kombëtar dhe rajonal. AFA dëshiron të krijojë një sistem efikas bashkëpunimi dhe promovimi, ku dallimet janë vetëm një avantazh!

FA do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve në të gjithë industrinë e automotivit në Shqipëri dhe partnerëve të tjerë vendas e rajonalë, midis palëve, kompanisë, klientëve të saj, të gjithë aktorëve operativë dhe komuniteteve të tyre.

Teknologjia, inovacioni dhe lëvizshmëria e gjelbër janë vetëm disa prej shtyllave të AFA! Ngjarje të tilla ndihmojnë në promovimin e biznesit, tërheqjen e klientëve e partnerëve dhe ndezin bashkëpunime të reja!

Ju ftojmë të prezantoni kompaninë tuaj në stendat tona , të zgjidhni një hapësirë ekspozimi, të rezervoni një sallë takimesh dhe të shijoni këtë mbledhje të shumëpritur! Gjithashtu, janë të mirëpritur të gjithë personat që kanë dëshirë të bëhen pjesë e workshopeve tona! Temat do të zhvillohen në vijim!

E ardhmja është tani! Në epokën e digjitalizimit dhe teknologjive inteligjente, përdorimi i mjeteve autonome si mjet transporti nuk është më një çështje “Nëse”, por “Kur”

www.automotivefairalbania.al

Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    17 June, 2022
  • Data e Përfundimit
    19 June, 2022
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    17 June, 2022
  • Data e Përfundimit
    19 June, 2022