Bujqësi – Blegtori – Kopshtari
Tashmë i njohur ndërkombëtarisht si eventi më i rëndësishëm në Shqipëri për sektorin, Edicioni i 4-rt i Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Blegtorisë dhe Kopshtarisë AGROTECH EXPO, i organizuar nga Expocity Albania, do të zhvillohet në datat 18-20 tetor, 2023.
Ky panair i ofrohet sektorëve dhe tregut si platforma më e rëndësishme e bashkëpunimeve të biznesit si dhe e promovimit dhe prezantimit tek të gjitha hallkat, duke nisur nga konsumatori final, fermeri e deri tek furnitori e më pas prodhuesi. Kjo duke sjellë sëbashku aktorët më të rëndësishëm kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë, në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, plehrave kimike, agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agroturizmit. Në sajë të vëmendjes ndërkombëtare, AGROTECH Expo 2023, përmes eventeve të targetuara, forumeve dhe workshop-eve informuese dhe edukative, do t’u ofrojë sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë, dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish specike mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit. Në Edicionin e 3-të, AGROTECH Expo ka shënuar një rritje prej 60% të numrit të ekspozuesve në total, me pjesëmarrje të bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Italia, Turqia, Gjermania e më tej.
Që prej shtatorit 2019, AGROTECH Expo është tashmë event anëtar i EURASCO-s (Federatës Europiane të Panaireve Bujqësore dhe Organizuesve të Eventeve) www.eurasco.org.
Institucionet shtetërore kryesore, projektet në bujqësi dhe kompanitë lider të sektorit, do të shërbejnë si histori suksesi për potencialin e Shqipërisë në sektorin bujqësor. Gjatë Edicionit të II-të të AGROTECH Expo, ne mirëpritëm në Shqipëri konferencën ndërkombëtare “Global G.A.P Stop Tour”, e cila pati një ndikim shumë të rëndësishëm në sektorin bujqësor, përsa i përket informimit për certikimet Global G.A.P., ndërsa në AGROTECH EXPO 2022, patëm një rikthim të tyre nëpërmjet një konference ndërkombëtare të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Grupi Teknik Kombëtar, duke e kthyer pjesëmarrjen e përvitshme në AGROECH EXPO në një traditë.
Kategoritë e ekspozuesve:
Makineri bujqësore, pjesë këmbimi, komponentë
Sisteme pompimi dhe sisteme për ujitjen
Sera dhe pajisje
Sisteme hidroponike
Kopshtari, makineri dhe pajisje për prerje, mbjellje dhe korrje
Makineri dhe pajisje për kopshtari
Makineri dhe pajisje për përpunimin e ullirit
Teknologji për agropërpunim
Makineri prodhuese dhe përpunuese
Kimikate dhe plehra kimike
Materiale për shumim, fidanishte, bimë mjekësore
Ushqime bujqësore dhe organike
Agroturizëm
Konservim, magazinim
Ambalazhim dhe paketim i produkteve bujqësore
Transport
Institucione shtetërore
Institucione financiare
Organizata dhe shoqata bujqësore
Kategoritë e Vizitorëve:
Fermerët
Rishitësit
Blerësit potencialë
Agjentët
Kompanitë e eksportit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore
Distributorët rajonalë të kompanive të importit
Shoqatat tregtare bujqësore
Investitorët e huaj.