Safety & Security Expo 2016

Safety & Security Expo

Panairi për profesionistët e sigurisë dhe sigurimit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe ka për qëllim prezantimin e këtij tregu në nivel vendas dhe më gjerë. Panairi i vetëm i dedikuar sigurisë industriale, asaj në shkolle, në punë, mjeksisë në punë, higjenës, sigurisë në shtëpi, sigurisë nga zjarri, etj.

Ekspozues të shumtë do të paraqesin teknologjitë e fundit, pajisjet dhe shërbimet në fushën e mbrojtjes personale, sigurisë publike e zjarrit, dhe sigurinë në fushën e ndërtimit. Panairi ofron zgjidhje të plotë për jetën në qytet, pasuritë e paluajtshme, zhvillimet në infrastrukturë, menaxhimin e pronës dhe të sigurisë së brendshme. Opsionet e shumta që ofron tregu dhe të rejat e teknologjisë për sigurinë në punë, të fëmijëve në shkollë, në rrugë, në parqe e çfarë-do lloji ambienti që ne gjendemi cdo ditë.

Ky aktivitet është një platformë për komunikim dhe informim, e cila i jep pjesëmarrësve mundësinë për të patur kanalet e lidhjet e mundshme për bashkëpunim me kompani të mëdha dhe të vogla që operojnë në Shqipëri dhe rajon.

SIGURI | FAMILJE | SHTËPI | SIGURIM | PUNË | BIZNES