RRETH NESH

Expocity Albania është një organizatë ndërkombëtare për ekspozita dhe konferenca. Kjo kompani organizon dhe drejton panaire të ndryshme tregtare, ekspozita, B2B, dhe evente të veçanta në tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, ekspertiza dhe infrastruktura e Expocity, përdoren edhe për evente të tjera që përfshijnë kongrese, seminare dhe konferenca.

Expocity është i vetmi organizues ekspozitash në Shqipëri, i certifikuar UFI. Qendra e ekspozitave – me një hapësirë të brendshme prej 5000 m², hapësirë të jashtme prej 7000 m² – është struktura më e madhe e këtij lloji në Tiranë. Ajo ndodhet pranë qendrës së kryeqytetit dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe ka një vendodhje të shkëlqyer strategjike në rajon, pranë rrjeteve ndërkombëtare të transportit midis Lindjes dhe Perëndimit.

Expocity Albania u ofron pjesëmarrësve në panaire dhe konferenca, platformën më të mirë të mundshme për komunikim të suksesshëm në rajon. Ne bashkojmë ofertën dhe kërkesën dhe mundësojmë dialogun, duke u dhënë mundësi bizneseve të reklamojnë veten në rajon.

Ne gjithashtu kemi një ekip energjik i cili është i përkushtuar në sjelljen e ideve të reja krijuese në treg, duke i ekzekutuar ato me një profesionalizëm të lartë. Ekspertiza jonë ndërkombëtare dhe lokale, stafi i kualifikuar dhe vizioni afatgjatë – ju garantojnë shërbimin dhe bashkëpunimin më të mirë për të përmbushur qëllimet tuaja të biznesit.

Krijimi dhe zhvillimi:

E nxitur nga nevoja për ekspozita dhe evente të specializuara sektoriale B2B në një treg rajonal historikisht të fragmentuar, Expocity Albania u themelua në vitin 2015 në Tiranë, Shqipëri.

Gjatë viteve të fundit, kompania është rritur vazhdimisht në hapësirën B2B, duke u përqendruar në sektorët më jetikë të ekonomisë, si: agrobiznesi, energjia, turizmi, arsimi profesional, ndërtimi, tekstili etj., si dhe sektorë të tjerë me potencial për rritje përmes tregtisë ndërkombëtare në vitet në vazhdim, të tillë si: kozmetika dhe bukuria, artet, teknologjia, automobilat etj. Gjatë këtyre viteve, ne dyfishuam me sukses të ardhurat, duke hyrë në vitin 2023 me të njëjtën ambicie dhe vullnet për t'u zgjeruar në nivel rajonal, por edhe ndërkombëtar, duke lançuar evente në tregjet ndërkombëtare, ku mund të lidhim bashkëpunime të përshtatshme me organizatorë dhe qendra të tjera ekspozimi rajonale apo ndërkombëtare. etj.).

Ndërsa hyjmë në vitin 2023, ne po kërkojmë mënyra dhe mundësi bashkëpunimi për të krijuar programe për mirëpritjen e blerësve (hosted buyer program), veçanërisht për sektorët strategjikë në arenën ndërkombëtare, ku ka një interes të tillë nga lojtarët ndërkombëtarë (p.sh.: turizmi, energjia, agrobiznesi etj.).