Pozicioni strategjik

Vendodhja strategjike e Expocity Albania është përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, midis Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza, kryeqytetit të Tiranës dhe jo larg Portit të Durrësit.

Një strukturë moderne

ndricimi

Expocity Albania është struktura e parë dhe e vetme në vend që është planifikuar për panaire, konferenca dhe evente si showroome dhe ekspozita. Prandaj, drita luan një rol thelbësor në të gjitha faqet e strukturës, të cilat janë projektuar qëllimisht me xham masiv, në harmoni të plotë me pjesën e brendshme të sallës.

konfereca

Konferenca dhe hapësirat e forumit mund të përshtaten sipas nevojës, për të akomoduar kërkesat e të gjitha bizneseve për grupe të vogla ose të mëdha.

Gjithashtu, ne ofrojmë një hapësirë të veçantë në katin e dytë, nga ku mund të vështrohet e gjithë hapësira e ekspozitës, dhe mund të përdoret për konferenca, forume, evente private, etj…

Shërbimet

stenda

Stendat dhe panelet mund të përshtaten sipas kërkesave specifike të klientit. Drejtori ynë teknik mund të asistojë dhe të këshillojë në lidhje me ofertat tona, me çka nevojitet dhe për ndonjë kërkesë të veçantë ose shërbime shtesë që mund të ofrohen në bashkëpunim me palë të treta.

lavaza

Ne akomodojmë kërkesa specifike të klientëve në lidhje me ngjyrën dhe materialin.

Ne akomodojmë të gjitha kërkesat e klientit. Për kërkesa të veçanta përveç mobiljeve bazë mbajtëse, ne bashkëpunojmë me furnizuesit e palëve të treta për të përmbushur të gjitha nevojat e klientit. Mund të aplikohen kosto shtesë.

ndricimi

Hapësira e brendshme e ekspozitës është e mirëpajisur me sistemet më të fundit audio dhe një sistem modern ndriçimi.

Shërbimet e sigurisë janë të disponueshme gjatë gjithë kohës së mbajtjes së ekspozitave.

Gjatë gjithë kohës në stendë ka shërbime mirëmbajtje, pastrimi dhe kujdesje.