Rreth Panairit

Panairi Mesdhetar i Turizmit Tiranë 2018

Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të organizojë edicionin e dytë të Panairit Mesdhetar të Turizmit në Tiranë.

Ky panair do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit rajonal, i cili ka për qëllim inkurajimin e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike nëpërmjet tregtisë, konferencave dhe takimeve B2B. Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme do të shfaqin potencialin e tyre turistik në kategori të ndryshme si: Destinacionet, Akomodimi, Agjencitë, Turizmi Detar, Turizmi Malor, Gastronomia etj.

Ky panair, do t’u japë mundësinë bizneseve që së bashku të ofrojnë një eksperiencë specifike dhe unike për vizitorët në rajon.
Panairi padyshim do të tërheqë vëmendje, me paraqitjen e trendeve të udhëtimit dhe produkteve të reja të fushës.
Me edicionin e tij të dytë, ky panair do mundësojë pikëtakime të aktorëve të rëndësishëm në industrinë e shërbimeve të udhëtimit, që kanë të bëjnë me operatorët turistikë kryesorë dhe rrjetëzimin me përfaqësuesit kryesorë të Ballkanit.