Panairi ‘Cifti i Lumtur’

panairi cifti i lumtur

Kush Vizitoton :

Panairi ka si target group të gjitha çiftet e reja në prag të ditës së martesës. Por nuk do të jetë vetëm kjo kategori përfituese, por edhe të gjithë ata që janë duke organizuar një ceremoni apo event për festa të ndryshme.

Nëpërmjet pjesëmarrjes si ekspozues në Panair, ju do të keni mundësinë që t’i ofroni zgjidhje dhe zgjedhje atyre që në fakt duhet të gëzohen më shumë në të tilla raste.

Përfitohen oferta dhe informohesh për të rejat dhe idetë me lelegante në sektorin e organizimit të eventeve.

Fryma e Panairit është përshtatur në mënyrë të përkryer për vizitorët, për të zbuluar elementë të organizimit dhe dekorimit, koleksionet e reja të velarisë dhe veshjeve festive, ftesa dhe konfetat dhe çdo detaj për ta bërë festën apo martesën tuaj eventin më të veçantë.

Njihen nga afër profesionistët e fushës dhe paketat e shërbimet e ofruara dhe mundësia për të bërë zgjedhjen e duhur duke krahasuar midis më të mirëve.

Kush ekspozon :

Expo City Albania sjell për të dytin vit rradhazi, Panairin e martesave dhe eventeve “Çifti i Lumtur”. Eventi më unik dhe më i sukseshmi në këtë industri, i cili është projektuar të mbledh profesionistët e fushës së organizimit të momenteve më të bukura në jetën e secilit prej nesh, duke përshirë fejesat, martesat, ditëlindjet dhe çdo festë tjetër familjare dhe shoqërore.

Kemi bashkuar më të mirët për ta kthyer gjithë procesin e zgjedhjes të kënaqshëm dhe më të lehtë. Në këtë mënyrë, ju si pjesëmarrë në Panair realizoni në kohën e duhur dhe në vendin e duhur komunikimin e ofertave të kompanive tuaja përkundrejt të gjithë të interesuarve.