Rreth Panairit

Auto Sallon Tirana 2018 & AutoMotive Forum

Rreth Panairit

Expocity Albania organizon edicionin e tretë të eventit vjetor të makinave në Shqipëri, Auto Sallon Tirana 2018 dhe Automotive Forum, nga data 31 Maj deri në datën 3 Qershor.

Pas dy edicioneve ky event dëshmon se është ngjarja më e rëndësishme e fushës së autos në Shqipëri, organizuar nga sektori privat.

Ky panair ofron një platformë, të njohur, të testuar dhe të pranuar nga aktorët e kësaj fushe, e cila bën të dukshme, të prekshme dhe të njohur design dhe parametrat e modeleve më të fundit të makinave, teknologjitë moderne të aksesorëve, tendenca dhe inovacione, si dhe diskutimet mbi problematikat e kësaj industrie në Shqipëri por jo vetëm, dhe prezantimet e eksperiencave më të fundit.

Gjatë gjithë panairit, ekspozimi, takimet dhe forumi shoqërohen me një festë të larmishme të shtrirë në kohë dhe hapësirë si:

  • Test drive me modelet e fundit.
  • Food & Coffee (ushqim dhe pije nga restorantet shqiptare).
  • Koncerte me muzike live.
  • Auto Lavazh – Entertainment Show.
  • Gara Go -Kart, të përshtatshme për të gjitha moshat.
  • Lojëra “Virtual Race Gaming”.
  • Lojëra edukative për fëmijë.
  • Shorte për të përfituar zbritje të caktuara nga markat pjesëmarrëse.
  • Shorte për çmime të tjera.