Agro-Tech Expo & Conference 2018, që do të zhvillohet në data 27-29 Prill 2018, në Expocity Albania, do t’ju ofrojë Vizitorëve, njohje edhe kontakte të drejtpërdrejta me aktorët më të rëndësishëm në fushat e bujqësisë dhe agroteknikës në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Në një ambient të bollshëm edhe komod, një vizitor do të mundet të takojë, të bisedojë dhe të lidhë marrëveshje me subjekte, aktivitetet e të cilave mbulojnë të plotë fushën e bujqësisë dhe agroteknikës si kompani prodhuese, furnizues të makinerive bujqësore, shoqata edhe insttiucione financiare edhe shtetërore.

Vizitori mund të marrë pjesë në Konferencën Agro-Tech, ku do të diksutohet për praktikat më të mira për të përftuar nga subvencionet e qeverisë dhe nga Programi i Zhvillimit Rural të BE-së, duke ofruar zgjidhje të avancuara në përmirësimin e konkurrencës në bujqësi, menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore, aktivitete për mbrojtjen e klimës si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. Konferenca do të prezantojë studime të rasteve, prezantime në panele dhe workshop-e, në përpjekje për të edukuar tregun drejt zhvillimeve me të avancuara të sektorit.

Një Vizitë në Panairin Agro-Tech Expo & Conference 2018, do të jetë shumë e vlefshme për:

  • Fermerët, Prodhuesit,
  • Prodhues Sera, Prodhues Bujqësor
  • Blerës potencialë të bujqësisë, Agjentët, etj.
  • Autoritetet e Zhvillimit të Kooperativave Bujqësore
  • Kompanitë Eksportuese të Makinerive Bujqësore
  • Distributorët Rajonale të Kompanive Importuese
  • Shoqatat Tregtare të Bujqësisë
  • Investitorët e Huaj