Ekspozuesi në Agro-Tech Expo & Conference 2018

Ekspozuesi në këtë panair do të gjejë një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës për të promovuar me sukses produktet dhe kompaninë e tij, për të krijuar partneritete dhe për të marrë informacion mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë agrare.  Gjatë ditëve të panairit, Ekspozuesi do të mundet të marrë informacione të drejtëpërdrejta dhe të dobishme në Konferencën AgroTech si dhe në workshop-et e specializuara për bizneset dhe institucionet, të cilat kontribuojnë në fushën e agrobiznesit dhe teknikave bujqësore.

Kompanitë e ftuara për Ekspozim, grupohen si më poshtë:

A.Kompanitë bujqësore të prodhimit:

    • Fara, Inpute bujqësore Plehra;
    • Pesticide dhe agro-kimike;
    • Sera; Hortikulturë;
    • Agrobioteknologji;
    • Lule, bimë medicinale dhe dekorative;
    • Pajisje dhe vegla Bujqësore.

B.Makineri bujqësore:

    • Pajisje dhe teknologji për përpunimin e ushqimit, paketimin, etiketimin;
    • Pajisje për kontrollin dhe monitorimin e cilësisë
    • Pajisje mbjellëse
    • Hapëse dhe grirëse
    • Pajisje për korrje dhe ujitje

C.Pjesëmarrës të tjerë:

  • Shoqatat bujqësore
  • Ndërmarrjet e përpunimit të prodhimeve
  • Institucionet financiare
  • Institucionet shtetërore.

Ekspozuesi në Panair do të mundet të:

  • Forcojë lidhjet ekzistuese me bizneset dhe institucionet.
  • Prezantojë kompaninë/ institucionin dhe forcojë imazhin në treg.
  • Informohet për politikat e reja bujqësore.
  • Takime B2B dhe B2C.
  • Informohet mbi tendencat e fundit dhe zgjidhjet më të mira teknologjike.
  • Të njihet nga afër me konkurrencën dhe zhvillimet e tregut.
  • Promovohet nëpërmjet mediave.

Ekspozuesi në në Konferencë do të:

  • Informohet për politikat e reja bujqësore të qeverisë.
  • Informohet për zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë
  • Informohet për programet e reja fnanciare për sektorët e bujqësisë
  • Informohet për tendencat në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
  • Informohet për mundësitë e investimit.