Rreth Panairit

Agro-Tech Expo & Conference 2018

Agro-Tech Expo & Conference 2018 është panairi i parë ndërkombëtar për sektorët e Agrobiznesit dhe Agroteknikës në Shqipëri, organizuar nga Expocity Albania.

Panairi do të mbahet në 27-29 Prill 2018. Në këtë Panair janë ftuar të marrin pjesë të gjithë aktorët më të rëndësishëm në fushat e bujqësisë e agroteknikës në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Paniari synon të krijojë një platformë ndërkombëtare të komunikimit për fermerët dhe prodhuesit bujqësor nga i gjithë vendi, si dhe të ofrojë mundësitë për të lidhur dhe krijuar kontakte të drejtëpërdrejta me kompanitë më të mëdha të kësaj industrie, në të gjithë rajonin.

Gjatë ditëve të panairit, do të mbahet Konferenca mbi Bujqësinë. Kjo Konferencë do të përqëndrohet në tematikat e ndryshme që mbulojnë fushat kryesore të interesit për Bujqësinë dhe Agro-Teknologjinë.

Shkurt për bujqësinë në Shqipëri

Bujqësia është në qendër të rritjes ekonomike të Shqipërisë si një sektor që gjeneron rreth 17.7% të GDP-së së vendit dhe siguron punësim në rreth 50.7% të popullsisë, duke kontribuar në zbutjen e varfërisë dhe në rritjen e standardeve të jetesës, veçanërisht në zonat rurale.

Kërkesa në rritje për ushqim të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe të prodhuar në mënyrë organike rrit nevojën për përshtatje me teknologjitë më të fundit dhe zgjidhje më efikase dhe eficiente për transformimin e biznesit bujqësor, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe përmbushjen e të gjitha nevojave të tregut.